Spiropali me ironi Berishës nga Kuvendi: Pi ujë Sali se është vapë, të pret një pasdite e lodhshme

7 Korrik 2022, 12:32

Me ironi i është drejtuar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali Berishës nga Kuvendi lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.

Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”.