'Spitali i Fierit pothuajse në përfundim', Rakacolli: Politika po shkel masat anti-COVID

5 Prill 2021, 17:37

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se spitali i Fierit është pothuajse në përfundim ashtu sikurse ishte premtuar se do  të myllet brenda prillit. Duke folur për strukturën e spitalit, Rakacolli theksoi se ai është i ndërtuar me paramentra bashkëkohore.

"Spitali i Fierit është pothuajse në përfundim ashtu siç ishte premtuar. Ka mbaruar së ndërtuari ana strukturale dhe po vijnë po instalohet pjesa më e madhe e aparaturave. Janë bërë të gjitha dhomat e pacientëve në kushte shumë të mira bashkëkohore të gjitha dhoma teke me shtretër që janë të lëvizshëm të  komandueshëm nga vetë pacienti dhe me sistem lajmërimi direkt nga shtrati për infermieren.

Me tualete brenda me gjithçka që nevojitet për një qenie të mirë në spital me kushte optimale. E rëndësishme është që janë të ndërtuara me paramentra bashkëkohore të gjtha vëndet e aparaturave do të ketë një radiologji moderne që përveç aparateve klasike siç janë aparatet e radiologjisë digjitale do të jenë të gjitha do të ketë një skaner do të ketë një rezonancë një radiograf që tu përgjigjet urgjencave qofshin hermodinamike kardiake por edhe urgjencave që kanë të bëjnë me problemet e qarkullimit të gjakut neurologjike një shërbim që ofrohet vetëm në qendrën universitare nënë tereza.  Është bërë një repart për sëmundjet infektive dhe një repart urgjence i ndërtuar sipas koncepeteve moderne të trizhimit dhe të zgjidhjes së shpejtë të problemeve që kanë pacientët dhe një dhomë tjetër që do tu shërbejë pacientëve që vijnë në gjendje të rëndë të kenë menjëherë ndihmë të kujdesit intensiv. Është një spital me parametra bashkëkohore  dhe do ti shërbejë për një nivel më të rritur të kujdesit shëndetësor të të gjithë rajonit. Kjo është dhe arsyeja pse jemi sot këtu dhe ka ardhur grupi turk që do të jetë pjesë e menaxhimit të këtij spitali dhe jemi duke diskutuar mbi temat e kontratave dhe mënyrat si do menaxhohet nga ana praktike", tha ajo.