Stërvitja ‘Defender Europe 25’, anijet e helikopterët e ushtrisë ‘pushtojnë’ brigjet e Durrësit

5 Qershor, 11:19 | Përditesimi: 5 Qershor, 11:33

Në brigjet e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake ndërkombëtare, “Defender Europe 2025”.

Ditën e sotme Forcat e Armatosura do të zhvillojnë një incident i simuluar në det (operacion imbarkimi). 

Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe ka për qëllim rritjen e gatishmërisë së përbashkët, ndërveprimit të forcave dhe kapacitetit të përgjigjes ndaj kërcënimeve në një ambient operacional kompleks. Skema e stërvitjes bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj ndonjë vendi aleat.

r.k./Shqiptarja.com