Strakosha i pa grumbulluar edhe pse fitoi betejën me COVID-in, por Lazio ia del! Fiton edhe Chelsea në Premier League

21 Nëntor 2020, 19:23

Në Seria A Lazio Lazio është rikthyer te fitoret pas barazimit me Juventusin duke mposhtur 0-2 ekipin e Crotone-s. Një transfertë e vështirë për shkak të kushteve të fushës e cila ishte e rënduar për shkak të kushteve atmosferike, por që u zhbllokua në minutën e 21 nga Immobile, sulmuesi që pak ditë më parë mposhti edhe koronavirusin.

Në pjesën e dytë golin që vrau sfidën do ta realizonte Correa, i cili vulosi edhe tre pikët. Vlen për t’u theksuar se pavarësisht se kishte fituar betejën me COVID portieri i Kombëtares Strakosha nuk ishte pjesë e Lazio-s në këtë sfidë.Ndërkohë në javën e nëntë të Premier League Chelsea ka marrë një fitore 0-2 kundër Neëcastle. Në St. James Park ndeshja do të zhbllokohej me një autogol, duke i dhënë qetësinë ekipit të Lampard, ndërsa për të vulosur fitoren u desh të vinte minuta e 65 kur Tamy Abraham shfrytëzoi siç duhej një asist të Timo Ëerner.