Studentët ofrojnë shërbim dentar falas për fëmijët autikë

19 Prill 2021, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 10:15:48

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” folëm për një nismë të veçantë të ndërmarrë nga disa student në ndihmë të fëmijëve me spektrin e autizmit. Ata dëshirojnë që të ofrojnë shërbim dentar falas për këta fëmijë. Studentja e stomatologjisë Klarisa Rexhvelaj tregoi më tepër për arsyen e marrjes së kësaj nisme:

“Kemi parë që individët me çrregullimin e sjelljes siç janë fëmiëjt me spektrin e autizmit kanë nevojë të shtuar për shërbim dentar. fatkeqësisht në vendin tonë ose mjekët nuk janë të përgatitur siç duhet për ta ofruar një shërbim të tillë pasi këta fëmijë janë të paqëndrueshëm shpeshherë, kanë nevojë për një komunikim më të veçantë ose vet familjet kanë pamundësi ekonomike” u shpreh ajo.