'Studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë do t'iu përgjysmohet tarifa', Rama tallet me gafën e Bashës: Obobo, në muaj besoj

2 Nëntor 2020, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 15:06:39

As këtë herë kreu dekmokrat Lulzim Basha, në takim me studentët nuk i ka lënë gafat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Bashës nga takimi ku thotë "Dhe për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milion lekë do tu përgjysmohet tarifa".

Rama me ironi shkruan se studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë do t'iu përgjysmohet tarifa.

"Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë (në muaj besoj) do t'iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish", shkruan Rama.