Studimi i 'The Lancet': Covid-19 rrit rrezikun e depresionit tek personat që e kanë kaluar atë

7 Prill 2021, 15:58

Të paktën një e treta e personave që janë infektuar me COVID-19 trashëgojnë simptoma afatgjata të çrregullimeve të shëndetit mendor, thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore The Lancet.

Në studim tregohet se më të rrezikuarit janë personat të cilët janë  pranuar në spital ose në kujdes intensiv.

Studimi zbuloi se brenda një harku kohor prej gjashtë muajsh, 34 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 janë diagnostikuar me një lloj çrregullimi neurologjik ose psikologjik.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, e detektuar në 17 për qind  të rasteve që janë trajtuar për COVID-19, e më pas çrregullime të humorit në 14 për qind të pacientëve.

Shkencëtarët britanikë analizuan të dhëna të më shumë se gjysmë milioni pacientëve në SHBA dhe mundësitë që ata të zhvillonin,  një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike:

-hemorragji cerebrale

-Parkinson

-Sindroma Guillain-Barré

-psikoza

-çrregullime të humorit

-çrregullime ankthi