Suedi, në ishullin e blinduar nisin bisedimet Washington-Penian për denuklearizimin

5 Tetor 2019, 17:20

Në Suedi ka nisur Samiti i ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore.

Në ishullin e blinduar rëndë të Lidingo, kanë mbërritur përfaqësuesi i SHBA për Korenë e Veriut, Stephen Biegun dhe diplomati i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.Atmosfera para samitit nuk ka qënë e qetë, veçanërisht pas deklaratave të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, prej të cilit Peniani zgjodhi të mos heq dorë nga arsenali i tij, pavarësisht dialogut për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është përpjekja e dytë e Washingtonit dhe Penianit për të adresuar këtë vit çështjen që lidhet me mbushjet bërthamore, e cila pason bisedimet në Vietnam, të cilat nuk patën fund të kënaqshëm.

Liderët e të dy vendeve u takuan sërish më vonë, duke rënë dakord për rifillimin e negociatave. Sipas disa analistëve, megjithatë, ekzistojnë mundësi në rritje që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje, pas disa muajsh ngërç dhe tension.

    No videos found.