Suedi, protesta për Peter Handke, Christina Doctare dorëzon Nobel-in për Paqe për shkak të austriakut

11 Dhjetor 2019, 11:09

Disa dhjetra protestues sfiduan temperaturat e ulëta në Suedi për të shprehur zemërimin dhe kundërshtimin e tyre për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit Peter Handke, i anatemuar për shkak të mbështetjes së tij për Slobodan Milosheviç.

E ndërsa fituesit mbërrinin në vendin ku do të mbahej ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimeve, dhjetëra protestues kishin dalë në rrugë dhe mbanin pankarta kundër shkrimtarit Handke.

Zgjedhje e Handke nga Akademia Suedeze ka përhapur kritika në mbarë botën për shkak se novelisti austriak ka përkrahur luftën e ish liderit serb në ish Jugosllavi.

Christina Doctare, mjeke suedeze e cila ishte pjesë e ekipit Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara që fituan çmimin Nobel për Paqe në vitin 1988, tha se do t’ia ktheje çmimin Akademisë Mbretërore Suedeze. Ajo ishte pjesë e protesës së të martës ndaj ndarjes së çmimit Nobel për letërsi për autorin austriak Peter Handke.

“Kam qene krenare me Akademinë deri tani....Tani ndjehem e turpëruar dhe fajtore”, tha ajo.

Christina Doctare ishte një nga të parët që foli hapur për dhunën seksuale kryer nga forcat e Millosheviç në luftën e Bosnjes.

Gazetarja suedeze, e cili mori çmimin si anëtare e forcës së paqes të Kombeve të Bashkuara (KB), ishte në mesin e turmës që protestonte në kryeqytetin Suedez kundër vendimit të Komitetit Nobel.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi u bojkotua dhe nga ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovë dhe Turqisë.