“Lërmë të bie, nëse duhet të bie. Njeriu që do të bëhem, do të më ngrejë sërish në këmbë." Është një fragment i librit “Plani B”, i shkruar në bashkëautorësi nga Sheryl Sandberg dhe Adam Grant. Është pikërisht ky libri që vjen në rubrikën e përjavshme të librit në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Këtë herë ndau me ne të rejat e këtij libri botuesja Loreta Behrami.
Libri bën fjalë pikërisht për Sheryl Sandberg, numri dy i Facebook, e cila humbi në mënyrë të papritur bashkëshortin e saj.Pas vdekjes ajo ishte e sigurt se bashkë me fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan , “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë.”
Adam Grant, një psikolog i universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën.