Sulmi me armë në xhami, nëna e të riut për Report Tv: Ju lutem ma shëroni djalin, nuk është ashtu si del në TV

19 Prill 2021, 19:28 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 19:30:13

Nëna e Rudolf Nikollajt për Report Tv me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.

“Vetëm të më shërojnë djalin se nuk ka qenë kështu, e di unë se ca djali kam, ma hoqën nga puna, u largua nga shoqëria, nga familja, më shëroni djalin ju lutem, nuk e krahasoj me askënd. I lutem dhe imamit të xhamisë të bëjë lutje për fëmijën tim se është i pafajshëm, nuk është si e nxjerr TV. Djali ka qenë me ilaçe kohët e fundit, ju lutet ma shëroni, kohët e fundit është bërë ashtu. Ka gati 6 muaj që është ashtu”, tha nëna e Rudolfit.