Sulmuan KZAZ-të, Berisha publikon videon: Këta janë 'trimat e Kavajës'

23 Qershor 2019, 13:10

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar një video nga salla e gjyqit, aty ku duken disa persona të arrestuar nga përleshjet me policinë e Kavajës.

Kujtojmë, se disa militantë të PD kanë sjellë tensione në KZAZ-të e Kavajës dhe disa prej tyre janë konfrontuar me forcat e sigurisë. Si rrjedhim janë arrestuar disa prej tyre.

Berisha i ka cilësua këto të fundit si 'trimat e Kavajës'.

Postimi i plotë:

Rama ik nga salla e gjyqit!

Kryengritësit e pamposhtur e trima të Kavajes;
Daut Elmazi
Arben Xhihani
Ervin Baklli
Durim Bukova
Islam Dedja
Fadil Rustemlliu,
i bëjnë në sallën e narkogjyqit monstrës së pluralizmit Edvin Hajdutit, gjyqin! Rama ik! Fitore! sb