Suopotkupallo, disiplina sportive që luhet në fushë plotë baltë

25 Qershor 2019, 13:38 | Përditesimi i fundit: 2019-06-25 13:44:39

Në Finlandë, më 14 dhe 15 korrik, ekipet më të forta dhe më të pista në planet do të përballen me njëri-tjetrin në atë që quhet suopotkupallo që në finlandisht do të thotë "futboll në kënetë" dhe që sintetizon në mënyrë të përkryer domethënien e këtij lloj sporti.

Fillimisht disiplina u krijua për të stërvitur ushtarët të duronin kushtet e këqija të motit dhe të përmirësonin rezistencën e tyre.

Fusha, ose më saktë moçali ku futbollistët luajnë, është një drejtkëndësh me përmasa 30x60, një terren i rënduar prej baltës viskoze.

Çdo ekip ka gjashtë lojtarë, duke përfshirë portierin, dhe si në futboll, ndeshja është e ndarë në dy pjesë, por me nga 12 minuta secila.Gjatë ndeshjes, lojtarëve nuk u lejohet të ndërrojnë këpucët. Nuk ka rëndësi nëse rëndojnë nga balta apo dhe nuk i lejojnë futbollistët të gjuajnë lirshëm, sepse më shumë se rezultati, në suopotkupallo vlen argëtimi.