Supa e jetës
Përbërësit:
- 1 qepë e kuqe
- 2 karrota
- 1 panxhar
- 1 mollë renetë
- 2 patate të vogla
- 1 finok i vogël ose fara finoku
- Hudhër
- Xhenxhefil
- Trumzë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisni trumzën, hudhrën dhe xhenxhefilin, shtoni të gjitha perimet dhe ujë të nxehtë. I zieni për 15-20 minuta sa të zbuten, më pas bluajini në blender. Rregulloni shijen me kripë e pak limon ose uthull dhe gati t'a shijoni.




















