Supë e ftohtë me kastravec dhe nenexhik nga zonja Vjolla

2 Korrik 2021, 11:10

Supë e ftohtë me kastravec dhe nenexhik

Përbërësit:

800 gr kastravec

25 gr nenexhik të freskët

2 qepë të njoma

2 thelpi hudhër

400 gr kos

  1/2 lugë gjelle lëng limoni

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Qërojmë kastravecët I vendosim në një një blender ku shtojmë nenexhik, qepë, hydhër dhe 2 lugë gjelle kos, kalojmë në blender ku përftohet një masë e lëngshme e plotë I përziejmë sëbashku me kosin rregullojmë shijen me kripë, piper e vendosim në frigorifer 2-4 orë të ftohet. E shërbejmë duke e dekoruar në kubikë të vegjël kastraveci, pak nenexhik, pak lëng limoni. Është një supë e ftohtë që na pastron organizmin.