Supë me të brëndshmet e qingjit nga zonja Vjollca

13 Maj 2021, 10:47

Supë me të brëndshmet e qingjit

Përbërësit:

500-600 gr të brëndshme qingji

4-5 qepë të njoma

1/2 tufë majdanoz

2 degë nenexhik freskët

3 lugë gjelle oriz

kripë dhe piper të zi 

1 vezë

1/2 lëng limoni

40 gr gjalp

1.5 lëng mishi ose ujë të valuar

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë të brendshmet e qingjit dhe I japim atyre një valë për 5 minuta I kullojmë dhe më pas I presim në copëza të vogla. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepët të prera në unaza të holla ( kryesisht pjesën e bardhë të qepës) deri sa qepa të ulë volumin. Shtojmë mëlcitë të prera në kubikë I përziejmë mirë sëbashku. Shtojmë orizin e përziejmë e më pas erzat, kripë dhe piper të zi e më pas shtojmë shtojmë lëng mishi ose ujë të ngrohtë I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta. Në një tas rrahim vezën e plotë, lëng limoni I rrahim sëbashku dhe shtojmë pak nga pak lëng supe e presim supën me vezë dhe sa të fillojë një valë e largojmë dhe gati për ta shërbyer.