Super operacion në Tiranë, sekuestrohen arsenal armësh dhe municione, 3 të arrestuar

1 Prill 2021, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 16:13:40

Policia e Shteti ka dalë në konferencë për shtyp pas zbardhjes së tre operacioneve kriminale, ku ka përfunduar në arrestimin e 3 personave dhe një është shpallur në kërkim. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha se finalizimi i operacionit "Kompleks' është bërë në bashkëpunim me SPAK ku u goditën 18 baza për modifikim, për magazinim dhe për shitje të armëve luftarake dhe u zbardhën 3 ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë. Goditen 18 baza.

Në pranga Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, në kërkim Sokol Gjura. Ky grup kriminal tentoi të vriste me eksploziv në 2019 Artan Bylykun, kunat i Donart Konjarit