Tabaku përplaset me Spiropalin: Po flet llogore fjalësh pa kuptim, i kërkojmë ndjesë ambasadorit për këtë skenë të turpshme

7 Korrik 2022, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2022-07-07 12:18:24

Pas fjalës së ministres Elisa Spiropali në Kuvend, ka reaguar deputetja Jorida Tabaku. Në një kohë që po flitej për miratimin e rezolutës së gjenocidit ndaj Srebrenicës, ministrja Spiropali duke ju përgjigjur Sali Berishës, u ndal në fjalimin e saj tek protesta e këtij të fundit që do të zhvillohet sot në Tiranë.

Por kjo ka shqetësuar Tabakun, e cila tha se ajo po bënte një llogore fjalësh pa kuptim, ndërsa i kërkoi falje ambasadorit boshnjak për këtë skenë, të shëmtuar siç e quajti ajo.

‘Kam shumë argumente për të thënë për keqqeverisjen. Por të dëgjosh në denoncimin për gjenocidin e Srebrenicës llogore fjalësh pa kuptim e të papranueshme, i kërkojmë ndjesë ambasadorit për këtë skemë të shëmtuar’- tha Tabaku.

Spiropali: T’i do shkosh në protestë?

Tabaku: Se çfarë bëj unë atë e di unë!