Takim magjik me delfinët në Ventura Beach

11 Janar 2019, 11:30

Qyteti në jug të Kalifornisë, Ventura është vend ideal për sërfistët profesionistë. E megjithatë, Alden Blair nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që duke u ushtruar në sërf në Ventura Beach, të kishte si shok dallgësh një grup delfinësh, të cilët e shoqëruan atë ndërsa rëshqiste mbi ujë, deri sa mbërriti në breg.

Ventura është një qytet i pasur me plazhe, me mot fantastik gjatë gjithë vitit dhe është i përkedhelur me emrin "toka e pranverës së përjetshme". Vec vozitjes, kajakut, jet ski-së, Ventura është e shquar për kushtet e përsosura që ofron për sërfistët profesionistë.