'Tako Monikën', në përgjim eksponenti i LSI që blen vota: Andej nga 3-shi për 5 minuta merr 60 mijë lekë

23 Prill 2021, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 11:10:32

Në një tjetër video dëgjohet një person me emrin Edison Babo, i cili vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

"Tako Monikën, fol me Monikën", thotë ai

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë

“Jam diamant. Ik fol me Monikën. Mori bodigardin e Berishës në tel, ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllain. Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.