Talenti argjentinas i papërmbajtshëm, bën për ‘ujë të ftohtë’ Philippe Coutinho

3 Korrik, 13:26

Në orët e para të ditës së sotme u luajt gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës e cila i përmbushi të gjithë pritshmëritë. Duke lënë menjëanë fitoren e ‘seleçaos’ përgjatë 90 minutave nuk munguan kartonat, grinta, shtyllat, transversa e shumë detaje të tjera të cilat e bënë lojën mjaft emocionuese.

Gjithashtu për t’u veçaur ishte edhe një truk i futbollistit Foyth, i cili bëri për ‘ujë të ftohtë’ Philipp Coutinho-n. Mbrojtësi argjentinas për një moment ndryshoi rolin me Brazilian, duke realizuar një lëvizje që do ta kishte zili kushdo dhe që për momentin po bën bujë në rrjetet sociale.

Kategori të tjera