TAP dhuron 16 zjarrfikëse, ministri i Mbrojtjes: Vlera 2.1 mln euro, fuqizon kapacitetet e bashkive! Vera pritet e nxehtë, premisa të larta për zjarre

27 Qershor 2022, 10:47

Gazsjellësi TAP i ka dhuruar Shqipërisë një flotë prej 16 zjarrfikësesh të reja, të cilat do të shkojnë për bashkitë ku kalon gazsjellësi. Në inaugurimin e flotës, ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e TAP ndërsa tha se vlera e tyre shkon në 2.1 mln euro.