Tavë me kunguj, vezë dhe djathë nga zonja Albana

31 Korrik, 11:27 | Përditesimi: 31 Korrik, 11:27

Tavë me kunguj, vezë dhe djathë

Përbërësit:

  • 300 gr kunguj
  • 2 lgj miell
  • 3 vezë
  • 3 lgj qumësht
  • 3 lgj djathë të grirë
  • 1 tufë majdanoz
  • Proshutë ose sallam sipas dëshirës
  • Arrë moskat, piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë e piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët me qumësht, shtojmë djathë të grirë, kripě, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

MC/Shqiptarja.com