Tavë me oriz dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 3 qepë mesatare
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 4 filxhanë kafeje oriz
- 3 kokrra vezë
- Pak djathë i bardhë
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Kaurdisim qepën dhe mishin e grirë, shtojmë salcën, erëzat dhe orizin. E vendosim në tavë dhe sipër shtojmë vezët e rrahura me pak nga uji i orizit dhe djathin e thërrmuar. E vendosim tavën në furrë për 30 minuta në 180 gradë Celsius.




















