Tavë me pulë dhe mix perime ne furrë nga zonja Vjollca

9 Qershor 2021, 11:12

Tavë me  pulë dhe mix perime ne furrë

Përbërësit:

800 gr mish pule mix

10 qepë të vogla

4-5 speca jeshil ( të vegjël)

1-2 patëllxhanë

2 kunguj dhe 6 thelpi hudhër

250 gr bamje

8 domate (pomodori)

3-4 patate mesatare

Për salcën

1/2 filxhan çaj vaj ulliri

2 lugë çaj trumzë

2 lugë çaj kripë

piper I zi

1 filxhan çaji ujë

1 lugë gjelle salcë domate

Përgatitja:

Pastrojmë perimet qepët dhe domatet I presim në gjysma po ashtu dhe specat. Patëllxhanët, kungull dhe patate I presim në kubikë sa një kafshatë. Të gjithë ëprbërësit e salcës I bashkojmë në një tas të vetëm dhe I përziejmë mirë.

Në një tepsi të lyer me vaj vendosim fillimisht patatet shpërndajmë midis tyre copat e pulës, më pas tek tuk shpërndajmë gjysmat e qepëve të vogla e më pas mbi të perimet e tjera të trazuara si bamje, kungull, patëllxhanë dhe domatet në fund, me specat, I spërkatim në fund me salcën e përgatitur dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40-50 minuta.