Tavë me speca, oriz dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 400 gr speca të kuq dhe jeshilë
- 200 gr mish i grirë
- 100 gr oriz
- 1 qepë e madhe
- 2 lgj salcë domate
- 1 lgj vaj për person
- 1 lugë çaji rigon
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
- 500 ml ujë i nxehtë
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisni qepën me vajin derisa të zbutet. Shtoni mishin e grirë dhe gatuajeni për 5–6 minuta. Hidhni specat dhe vazhdoni gatimin derisa të zbuten pak. Shtoni salcën e domates, rigonin, kripën dhe piperin. Përzieni orizin e larë dhe kalojeni të gjithë masën në një tavë. Hidhni ujin e nxehtë dhe përziejeni lehtë. Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C për 45–50 minuta, derisa orizi të jetë gatuar dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Për një shije më të pasur, përdorni speca të kuq të pjekur lehtë para gatimit.




















