Të burgosurit marrin pjesë në maratonën e parë të burgut në botë

20 Qershor 2019, 14:31

Një grup organizatorë eventesh, pasi morën me qera për 24 orë ish-burgun e Shepton Mallet, organizuan një ngjarje unikale sportive. 

26 km e garës së maratonës konsistonin në rreth 78 xhiro brenda dhe jashtë ambjenteve të burgut të ndërtuar në vitin 1610. 

Pjesmarrësit në garë u veshën me rrobat e të burgosurve dhe të shoqëruar nga pjesë muzikore nisën maratonën e veçantë. Maratona u zhvillua në seksionet A dhe B të ish burgut dhe çdo xhiro konsistonte në vrapimin nëpër 5500 shkallë.

Gara u mbyll zyrtarisht pas 6 orë e gjysmë dhe pjesa më e madhe e konkuruesve e mbyllën me sukses vrapimin.
Michael Burke, pas një lodhje raskapitëse, u shpall fitues i maratonës me kohën katër orë dhe 13 minuta./Përgatiti Ilir Çuçi