Të dehur u zunë, 60-vjeçari vret me armë gjahu të riun në Kavajë

9 Dhjetor 2019, 18:45 | Përditesimi i fundit: 2019-12-09 21:05:11

KAVAJE-Një person është vrarë me armë si pasojë e një konflikti mbrëmjen e sotme. Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në periferi të qytetit të Kavajës.

Nga të dhënat e para, gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nën efektin e pijes alkoolike në konflikt e sipër është vrarë me armë gjahu 26 vjeçari nga Xhevdet Lecini.