Të dielën 4 ndeshje të Superligës, spikat Laçi-Partizani dhe Flamurtari-Skënderbeu

16 Shkurt 2019, 22:18 | Përditesimi i fundit: 2019-02-17 09:23:07

Java e 22 e Superligës nisi me një lajm të mirë për Partizanin pasi Kukësi i vendit të dytë u mposht nga Teuta me rezultatin 2-1. Në sfidën e kësaj jave kundër Laçit që luhet të dielën, të kuqtë kanë mundësinë që ta çojnë diferencën e pikëve në +10 nga djekësit, por përballë do të kenë kurbinasit të cilët në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje. Në prag të sfidës, trajner i Partizanit Skënder Gega fillimisht deklaroi se është një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa I pëtur nëse do ishte i kënaqur me barazimin ai u shpreh:

“Do mundohemi të marim maksimumin dhe maksimumi është fitorja. E kemi ecurine, kemi ardhur me meritë këtu dhe tani duhet të eliminojmë çdo firo.”

Ndërkohë qendërmbrojtësi Belica tregoi se si Partizani mund ta ruajë diferencën e pikëve edhe pas ndeshjes me Laçin.

Duhet vetëm të mos i marrim ndeshjet lehtë, sepse kur ndodh kështu e shohim veten në vështirësi shumë të madhe”.