'Të gjithë bota duan pyjet, këta duan stallë derrash...' Vijon rezistenca e banorëve të Laknasit

5 Tetor 2019, 13:57

Të gjithë bota duan pyjet, këta duan stallë derrash...' kështu janë shprehur disa nga banorët e Laknasit të cilët po protestojnë kundër ndërtimit të një stalle e të një thertoreje derrash në pyllin që ata kanë mbjellur me duart e tyre.

"A keni shtet? Ne do ta mbrojmë me gjakun tonë. Ktu na keni. Policia të marri makinat me gjithë punëtorë të iki." dëgjohen duke thënë banorët.

"Xhelali i ka bo letrat. Xhelali ka firmosur dhe më parë është larguar. Sot të vijë Xhelal mziu ktu. Xhelali të shkoje ta bojë thertoren në lum tjetër." shtojnë më pas banorët.

    No videos found.