'Të gjithë emigrantët menduam se ishte gënjeshtër', Rrushe Alimemetaj me të bijën zbritën të parat në aeroportin e ri në Kukës: U ndërtua në vendin ku kisha shtëpinë e lindjes

20 Prill 2021, 07:57

Rrushe Alimemetaj së bashku me të bijën dy vjeçe, janë udhëtaret e para që zbritën në aeroportin e ri të Kukësit, të dielën e 18 prillit. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv ajo ka ndarë me shikuesit tanë, emocionet e këtij udhëtimi të veçantë nga Londra në Kukës. Emocionet, shprehet Rushia, janë të dyfishta pasi pista e aeroportit është ndërtuar aty ku ka pasur shtëpinë e lindjes. Rushia thotë se bashkë me emigrantet e tjetër do të kthehen në Londër më 26 prill po nga aeroporti i Kukësit.