Të hënën nis viti i ri shkollor, mësimi zhvillohet me turne nga 30 minuta, nxënësit sërish nën masat anti-COVID

25 Shtator 2021, 20:24 | Përditesimi i fundit: 2021-09-27 12:07:17

Të hënën të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës. Edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me turne. Drejtoresha e shkollës fillore “Sabaudin Gabrani” Astasi Kerri thotë se orët do të zhvillohen 30 minutëshe.

"Mesatarisht numrin e nxënësve në klasë e kemi 30, dhe ne punojmë me skenarin 1 dhe 2, që do të thotë e ndajmë klasën në dy grupe. Do punojmë me orët 30 minutëshe pastaj do të kemi 30 minuta pushim për ajrosje dhe dezinfektimin e bankave dhe pastaj do të hyj grupi i dytë për zhvillimin e mësimit, duke mos patur 5 minutësh midis orëve dhe duke mos konsumuar ushqim brenda ambientit të shkollës. Për grupin e parë mësimi fillon në orën 08:00 dhe do të përfundojë në 10:30, pra do të jenë 5 orë nga 30 minuta", tha drejtoresha pwr Report Tv.