Të lidhur me zinxhir dhe gojën e mbyllur, protesta ndryshe e banorëve të 'Astirit'

12 Tetor 2019, 19:07

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve Kodin Penal, protesta e Astirit ka ndryshuar formë. Pasditen e kësaj të shtune, banorët e "Unazës së Re", nuk kanë bllokuar rrugën, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre 12 muajve, por në mënyrë simbolike kanë mbyllur gojën me ngjitëse dhe kanë lidhur duart me zinxhir. Protesta e tyre është zhvendosur në trotuar, ku të pranishëm janë edhe forca të shumta policie që i kanë ndalur banorët të bllokojnë rrugën.

    No videos found.