Të mërkurën 7 nga 8 ndeshjet e para të 1/8 të Kupës së Shqipërisë, mundësia e Sormanit për fitoren e parë me Partizanin

28 Janar 2020, 16:38

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e para të fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë me përballjet të cilat janë me sistem vajtje-ardhje. Partizani që po kalon një moment tepër të vështirë ndeshjen e parë do ta luajë në Lezhë kundër Beslidhjes. Për trajnerin Sormani kjo është një mundësi shumë e mirë për të marrë fitoren e parë me kampionët e Superligës pasi deri më tani njeh vetëm humbje.

E vetmja ndeshje që do të luhet ndërmjet dy skuadrave të Superligës është ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Për shkodranët kjo është mundësia e vetme për të dalë me trofe këtë sezon, ndërsa për vlonjatët është mundësi e vetme për të lënë shenjë këtë sezon në futbollin shqiptar.