Të shtëna në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Pamje brenda, dallohen shenjat e gjakut

19 Prill 2021, 21:19

Të shëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë kanë tronditur pasditen e sotme banorët atje por edhe kanë 'trazuar ujërat' në politikën në Tiranë. Një i ri 27-vjeçar ka mbetur i plagosur ndërkohë që nga Tirana ka mbërritur urgjent kreu i PD-së, Lulzim Basha. I plagosur në këmbë ka mbetur 27-vjeçari Bledi Oshtuni. Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ndërkohë që nga autoritetet është duke u hetuar mbi arsyet e konfliktit që çoi në përplasje. Në zyrën ku ka ndodhur ngjarje është edhe Grida Duma, kandidate e PD-së në këtë zonë. Nga Kavaja kreu i PD Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën dhe PS-në se po sulmon opozitën sepse e dinë humbjen. Sipas Bashës kërkojnë të frikësojnë Kavajën dhe PD-AN. Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin i cili është me precedentë të theksuar kriminalë dhe është në kërkim të tij.