'Të të prezantoj ty edhe me Presidentin e shqiptarëve', Meta kërkon hetime për përgjimet e 'Ndranghetas'

23 Janar 2021, 13:42

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". mes tyre dy shqiptarë.

Në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo dhe Ercolle D'Alessandro, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.