“Të vijnë deputetët të hyjnë 4 km në nëntokë, të gjithë invalidë dalin!” Minatori kundër politikës

11 Prill 2021, 12:51

Në një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik me emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një prej zotërinjve me profesion minator foli për programet elektorale të partive politike ku nuk përfshihet asgjë për shtresën që ai përfaqëson. Duke u shprehur kundër forcave politike që sipas tij tani vijnë çdo ditë dhe i bien dyerve të popullit si lypsarë, ai u shpreh se askush nuk ka menduar për këtë kategori. Nëse deputetët do të hynin 4 kilometra nëntokë një ditë të vetme do të dilnin të gjithë invalid, ka thënë ai, duke dashur të prezantojë gjendjen e vështirë me të cilën përballen minatorët.