Teatri Kombëtar, Presidenca kërkon pezullimin e çdo veprimi: Është nevojë emergjente! Gjykata Kushtetuese merr vendimin nesër

15 Qershor 2021, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 14:28:49

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e dytë për kërkesën e Presidentit të Republikës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.