Telefonata në 'Atak Show' që e shndërroi djaloshin nga Tirana në një milioner brenda një minute

19 Gusht, 18:00

TIRANË-Llupsat, është një fshat në komunën Dhivër në rrethin e Sarandës të Shqipërisë. Një emër shumë pak i dëgjuar, por ato që e kanë vizituar qoftë edhe një herë, me siguri e kanë fiksuar në memorie, kjo pasi është e njëjta fjalë, ndonëse theksi i ndryshëm, kur i drejtohemi një personi që ha shumë "llups". Ky fshat e ka bërë Erin nga Tirana fitues të 4500 eurove. Një telefonatë në emisionin "Atak show" dhe brenda një minute Eri është bërë milioner. Ai ishte një telefonues i rregullt në emisionin "Atak Show" në lojën destinacioni, kjo pasi ka shëtitur në shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë.

"Kam luajtur më parë me "destiancionin". Jam lojtar i rregullt. Zakonisht lëviz, bëj ture dhe kam qenë një herë më shokët e mi dhe kaluam aty dhe na bëri përshtypje si emër se na u duk si qesharake. Ju keni pasur edhe më parë destinacione më parë që kanë qenë qesharake, që të ngelin në memorie. Kur pashë emisionin mendova se ishte pikësisht Llupsat dhe telefonova", tha Eri në studion e "Atak Show" në Report Tv. 

Kategori të tjera