Telefonuesi bën pyetjen 1 milion dollarëshe, si ka mundësi që nuk është dënuar asnjë politikan?

24 Nëntor 2020, 10:00

Habia më e madhe e një zotërie që telefonoi sot në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte ajo që mund të quhet edhe si pyetja 1 milion dollarëshe. Qytetari nuk arrinte ta kuptonte dot se si që nga 1997-ta e këtej nuk është dënuar asnjë politikan. Kjo ishte habia më e madhe e tij. Më pas telefonuesi ishte për kufizime edhe më të mëdha.