Telefonuesi: Meta ka lokalin më të mirë në Angli! Ai dhe Berisha po e bëjnë tallabuç këtë vend!

14 Mars 2021, 11:27

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për përplasjen e Presidentit Meta me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së. Duke e konsideruar turp ndërhyrjen e presidentit qytetari denoncoi kreun e shtetit se ka lokalin më të mirë në Angli dhe ai sëbashku me Berishën po e bëjnë rrëmujë vendin. Ai kërkoi lëvizjen e drejtësisë dhe të kuvendit për të shakrkuar dhe dërguar për ndjekje penale kreun e shtetit.