Tensione para parlamentit, protstuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

21 Mars 2019, 11:09

"E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Me këto thirrje, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë së vendosur para Parlamentit, nën thirrjet me megafon të policisë për tu tërhequr dhe për tu shmangur nga aktet e dhunës. Efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundragaz. Ndërkohë që nëse do të ketë tentativa të tjera, ndaj protestuesve pritet të hidhet ujë me presion dhe gaz lotsjellës.Protestuesit nuk ndalen së hedhuri kapsollë, shashka dhe tymuese ndaj efektivëve të Policisë.