Tensionet e PD-së me policinë/ Arrestohet kreu i FRPD-së Shkodër

19 Gusht, 17:58

SHKODER - Pas përplasjeve te dhunshme mes protestuesve të PD Shkodër që kundërshtonin konstituimin e Këshillit Bashkiak këtë të hënë, kanë nisur arrestimet e policisë, por që janë pasuar sërish me tensione të ashpra.

Arvit Bushati kreu i FRPD Shkoder u arrestua nga Policia pranë selisë së PD në Shkodër në prani të drejtueseve lokalë ish-deputetëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Situata ka qenë e tensionuar por policët kanë mundur të fusin në furgon  Arvit Bushatin.

Nuk ka mbaruar me kaq pasi ish deputeti i Shkodrës Bardh Spahia është përfshirë në një debat të ashpër verbal me një agjent police.

Debati ka qene i ashpër teksa po të mos ndërhynin të pranishmit e tjerë mund edhe të ishin konfrontuar fizikisht.

Bardh Spahia u shpreh për mediat se arrestimi ishte i paligjshëm dhe kur PD të vijë pushtet ata punonjës rendi që kanë shkelur ligjin do përgjigjen para drejtësisë

"Ndalimi i Arvit Bushatit është i paligjshëm. Ishte i paligjshëm nga policë pa mandat dhe shenja dalluese" ka thënë ndër të tjera Bardh Spahia.

Arvit Bushati është një nga drejtuesit lokal të PD që thuajse pas protestë ne metropolin verior përfundon në prangat e policisë shtetit.

Kategori të tjera