Tentativa e grabitjes dyshohet nga fqinjët ose të afërmit! Vila me kamera, por autorët u futën nga mbrapa! Gruaja: I drejtuan pistoletën burrit, kërkonin lekët

20 Janar 2020, 17:21

TIRANE-Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze që u plagosën mbrëmë me armë zjarri nga dy persona të armatosur që u futën për t'i grabitur, kanë dalë nga rreziku për jetën. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve.  Report Tv ishte sot në banesën e çiftit, ndërsa gazetarja Xhensila Kodra zbardhi dinamikën e ngjarjes dhe dëshmitë e gruas dhe vajzës.

Vajza ka qenë ajo që ka ndjerë fillimisht zhurmën dhe më pas shkuar me shpejtësi te dhoma e prindërve. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, vajza e çiftit, që ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin e grabitjes, por fatmirësisht nuk është lënduar është shprehur se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë. "Ishin dy persona të maskuar me kapuç dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës" është shprehur vajza.