Teologu Curri: Feja është elementi më i përdorur në rrafshin politik

29 Tetor 2020, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 11:48:49

Në një intervistë në ‘’ Rreze Diellli’’ ishte i ftuar teologu Ilir Curri, i cili i pyetur nëse feja islami po përdoret si instrument, ai u shpreh se në fakt është  është elementi më i përdorur në rrafshin politik.

‘’ Elementi apo besimi religjioni është elementi më i përdorur në rrafshin politik, ideologjik në rrafshin deri edhe ekonomik, shoqëror madje shpesh herë e shohim fenë të përdoret edhe si kalë, kalë i axhendave të caktuara, i lobeve të caktuara për të arritur qëllime të caktuara përdoret feja. Përshembull të marrim kronologjinëe ngjarjeve , çfarë ndodhi? Më përpara se sa të ndodhte ky krim i tmerrshëm pra vrasja e një mësuesi i cili përdorte lirinë e shprehjes për të ofenduar… kemi patur indicie që deklaratat e Makronit për islamin që është në krizë, ka qenë indicia për zhvillimin e një pakënaqësie në rrafshe të caktuara në lidhje me Islamin dhe praninë e muslimanëve që tek e fundit janë shumë prej tyre rreth 6 milionë besoj, janë qytetarë të atij vendi, pra do të thotë janë taksa pagues në atë vend.  Dhe nga ana Islame ata e kanë të gjtihë detyrimin  fetar të jenë korrekt dhe besnikë vendit ku ata jetojnë, ligjet e atij vendi ti zbatojnë ato. Por kur vijmë tani tek këto indicia janë shumë të dëmshme, a ju shërbejnë axhendave politike të caktuara, a ju shërbejnë rretheve të caktuara poltike? A po kanë qëllime të tjera por këto nuk mund ti dimë’’ u shpreh ai.