Tërhiqet përfundimisht Lleshaj, policia gjurmim e mbikëqyrje vetëm me leje të Prokurorisë

28 Tetor 2020, 19:27

Dorëzohet në Kuvend amendamenti që i jep mundësi policisë të gjurmoje dhe mbikëqyrë me leje të prokurorisë. Ky ndryshim është propozuar nga një grup deputetësh pas shqetësimeve të ngritura dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Projektligji për policinë e shtetit pritet të marrë votat e ligjvënësve në seancë.