Tërmet Peçi ish deputetit demokrat që kishte bllokuar rrugën: Do pijmë kafe pastaj?

23 Qershor 2019, 11:57

Në ballë të protestës së opozitës në hyrje të Përmetit për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama ishte edhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu. Në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun.

"Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?'. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet 'Rama ik'.  Ndërsa Rama gjatë takimit u shpreh se 'Shyqyr që ikën nga ura e Leklit se do ta kishte hedhur, se janë edhe shokë

Ata bëjnë si të fortë, kërcënojnë dhe ulërasin se duan të trembin frikën e tyre, si te filmi 'Beni ecën vetë', si e ngre zërin kur kalon në pyll dhe këndon, bërtasin nga frika e tyre. Nga ajo frikë ata do të treten. Edhe ne kemi kusuret tona, por më të mirë se nuk ka".