Tërmeti/ 3 kopshte e 13 shkolla të dëmtuara në zonën e Krujës, bashkia: Rindërtimi mund të nisë në muajt maj-qershor

24 Janar 2020, 18:25

Tre kopshte, 10 shkolla 9 vjeçare, dy shkolla të bashkuara dhe një gjimnaz kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit në rrethin e Krujës. Edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet me këto objekte, nëse do të shemben dhe do ndërtohen të reja apo do të riparohen, pasi shkalla e dëmtimit është e ndryshme.

Mësimi në këtë zonë vijon me dy turne në godinat e shkollave të cilat nuk u prekën nga tërmeti. Dy nga 13 shkollat janë shembur totalisht, si ajo e Bubqit dhe e Thumanës.