Tërmeti dëmtoi dy kullat nga 60 metra, drejtori i Azotikut Fier: Mund të ndodhemi pranë një tragjedie, të vijnë ekspertët

14 Dhjetor 2019, 17:41

Dy kullat e ish-repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme. Një kullë është spostuar 10 deri në 12 gradë ndërsa tjetra 7 deri në 8 gradë. Kullat kanë një lartësi prej 60 metrash dhe janë ndërtuar në vitet 70-80. I pyetur nga Report TV Drejtori i Azotikut Adnand Çupa thotë se kullat mund të shemben ndaj kërkon vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre nga ekspertët.

Mbas tërmetit të 26 nënëtorit, që fatmirësisht e kurseu qarkun e Fierit, përfitoj nga rasti që në ish-uzinën e plerave të ish-Azotikut në Fier.Ky tërmet nuk ka kaluar pa pasoja. Kulla ka pësuar një devijancë më të madhe pas tërmetit. Ajo që na shqetëson është që në një tërmet tjetër mund të ndodhemi pranë një tragjedie. Kërkoj që grupet e ekspertëve të verifikojnë, të bëjnë dhe prova laboratorike”, tha drejtori i Aziotikut Fier Adnand Çupa. Shembja e kullave mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë pasi në këtë zonë periferike jetojnë familje rome dhe pranë kullave qarkullojnë makina të shumta. Në këtë zonë janë edhe 8 kulla të ftohjes që janë tejet të amortizuara të ndërtuara rreth 50 vite më parë.