Tërmeti, Majko: Politika duhet të ndryshojë lëkurë, ftesa e PS-së ndaj PD-së jo për fotografi

9 Dhjetor 2019, 17:32

TIRANE-Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ripërsëritur ftesën për opozitën për t'u ulur dhe dialoguar në një tryezë me qëllim bashkimin e forcave për të kapërcyer këtë moment emergjence pas tërmetit tragjik që goditi vendin në 26 nëntor.

Ai tha se ftesa nuk po bëhet një fotografi, sikur u përgjigj Lulzim Basha pak ditë më parë, por është e nevojshme për njerëzit e traumatizuar. Politika duhet të ndryshojë lëkurën vijon me tej ai, duke theksuar se ajo që kërkohet është që palët të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët.

Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi. Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike. Ajo që po bën qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare.

Ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët. Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi, në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit" tha ai.  

Por deri tani Lulzim Basha ka refuzuar ftesat e ardhura nga shumica në drejtim të tij, duke u përgjigjur me disa propozime në distancë duke mos pranuar që të ulet në një tryezë.